Refuzoi bashkëpunimin me Iggy Azalea, flet për herë të parë Ledri Vula: Nuk më pëlqen, s’më hyn në punë

schedule22:12 - 10 Korrik, 2021

schedule 22:12 - 10 Korrik, 2021

Ledri Vula është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar dhe njëherësh ndër më të suksesshmit. Çdo këngë që ai publikon suksesin e ka të garantuar dhe vazhdon të jetë emër shumë i kërkuar. Ama tregun ndërkombëtar Ledri nuk e ka synuar ndonjëherë prandaj dhe bashkëpunime me artistë të huaj i ka refuzuar.

Vlen të rikujtojmë se Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, Ledri ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.

Ndërkaq Ledri Vula përfundoi: “Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!