Pavarësisht pretendimeve të Shoqatës së Transportit Urban për të mos filluar punën, dhjetra autobusë nga qytete të ndryshme të vendit kanë filluar të qarkullojnë dhe transportojnë udhëtarë, sipas përcaktimeve të autoriteteve në lidhje me masat anti covid.
Burime për Abc News bëjnë me dije se transporti nderqytetas një ditë më parë ka nisur në Vlorë, Dibër, Mat, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër Durrës. Librazhd dhe Bulqizë.
LEXO EDHE:Rifillon transporti ndërqytetas, autobusët dhe furgonët nisin lëvizjet
Ndërkohë Berati që një ditë më parë refuzoi një gjë të tillë, këtë të enjte ka nisur punën në disa linja dhe pse me orare të reduktuara. Ndërkohë akoma nuk ka filluar shërbimi i transportit urban brenda qytetit.
Në Berat sot filluan normalisht linjat:
Berat-Sarandë
Berat-Korçë
Berat-Fier
Me orare të reduktuara linjat
Berat-Tiranë
Berat-Vlorë
Berat-Durrës./abcnews.al