Refuzohet oferta e parë, Aston Villa nuk dorëzohet për Diaby

schedule08:16 - 14 Korrik, 2023

schedule 08:16 - 14 Korrik, 2023

Tielemans, Pau Torres dhe tani kërkohet anësori Moussa Diaby. Kështu po shkon merkatoja e verës e anglezëve të Aston Villa, të cilët i kanë bërë “aspirinave” të Bayer Leverkusen ofertën e parë për francezin.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romani klubi anglez i ka ofruar gjermanëve 35 milionë euro plus bonuse për transferimin e 24-vjeçarit, mirëpo këta të fundit nuk e kanë pranuar ofertën e klubit nga Birminghami.

Megjithatë, pavarësisht ofertës së refuzuar, negociatat mes klubeve janë duke vazhduar, me vetë Diaby që e dëshiron një kalim tek Aston Villa, teksa ka gjetur dhe akordin me klubin, ku së shpejti do të nisë “aventurën” e re.

Ndërkaq, kujtojmë se në sezonin që sapo lamë pas, Diaby zbriti në fushë plot 48 herë për “aspirinat” e Bayer Leverkusen, ku arriti të shënojë 14 gola, si dhe të dhurojë 11 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!