Refuzimi i takimit me Ramën/ Kryetari i Komunës së Pejës: Kurti i ka bërë llogaritë gabim

schedule18:32 - 5 Korrik, 2023

schedule 18:32 - 5 Korrik, 2023

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri kritikoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili refuzoi të takohet me kryeministrin Rama nesër në Prishtinë.

Gjatë intervistës në “Special Report”, Muhaxherri thotë se LDK-ja është për  krijimiin e  një fronti të përbashkët me shoqërinë civile, me qëllim që të dilet nga situata politike në të cilën ka rrëshqitur sot Kosova nën qeverisjen e Kurtit.

Ai theksoi se këto veprime po e vënë në rrezik serioz sigurinë dhe të ardhmen e vendit.

“Nuk është e mirë për një kryeministër të Kosovës për të mos pritur një kryeministër shqiptar dhe për të mos bashkërenduar veprimet, që duhet t’i marrim bashkërisht si dy shtete. LDK është për të krijuar një front të përbashkët me shoqërinë civile për mbrojtjen e shtetit, sepse po shihet se nga veprimet e fundit shteti është vendosur në sanksione dhe po shkojmë drejt rrezikimit të sigurisë dhe të ardhmes tonë”, tha ai.

Kryekomunari i Pejës e cilësoi të papranueshëm pozicionimin e presidentes, Vjosa Osmani, e cila sipas tij nuk e ka në qëndrim të qartë.

“Është e papranueshme që presidentja e vendit të mos ketë qëndrim të qartë karshi zhvillimeve të fundit”, theksoi  ai.

Sa i takon takimit të Vjosa Omsanit me kryeministrin Rama, Muhaxherri thotë se mund të ketë një përafrim  të qëndrimeve për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, në kohën kur Kosova po rrëshqet drejt sanksioneve ndërkombëtare.

Besoj se do të ketë një dakordësi, ose një përafrim të qëndrimeve për të shpëtuar atë që mundet të shpëtohet kur vendi po rrëshqet drejt sanksioneve ndërkombëtare. Unë po mendoj se llogarit e tij janë të  gabuara dhe po nxit tensione të panevojshme dhe qëndrimi i tij nuk po ndërron dhe shohim se në ditët në vijim se çfarë reagimi do ketë“-u shpreh ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!