Refugjatët e parë kanë mbërritur në kampin e Gjadrit. Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se 12 emigrantët, me kombësi nga Egjipti dhe Bangaladeshi, do të akomodohen në kamp.
“Furgoni me 12 emigrantët është futur në kampin e Gjardit. Në total, në mëngjes erdhën 16 emigrantët. 4 u kthyen. Për 14 të tjerët, të kombësisë egjiptiane dhe nga Bangladeshi, do të bëhen procedurat për akomodimin e tyre. Të gjitha procedurat që u zbatuan ditën e sotme, do të zbatohen edhe për grupet e tjera në vijim”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.
Mëngjesin e së mërkurës, në portin e Shëngjinit mbërritën 16 emigrantë, por katër prej tyre u rikthyen në Itali.
Dy nga emigrantët ishin minorenë, ndërsa dy të tjerë shfaqën probleme shëndetësore./abcnews.al