Refugjatët, Britania sytë nga Kosova/ “The Times”: Bisedime për një qendër pritëse për azilkërkuesit

schedule15:18 - 26 Maj, 2025

schedule 15:18 - 26 Maj, 2025

Pas një përgjigje të qartë refuzuese për kryeminsitrin britanik Keir Starmer në Tiranë, e nga ana e kryeministrit Edi Rama, Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë migrantët që mbërrijnë me varka të vogla si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Times”.

Sipas medias britanike shteti i Ballkanit Perëndimor është në një liste prej nëntë vendesh te lakuara si destinacione të mundshme për qendra jashtë vendit, ku do të dërgoheshin azilkërkuesit e refuzuar pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qene Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani qe ka deklaruar gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit.

Kosova i bashkohet Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës dhe disa vendeve jashtë Evropës që janë përfshirë në listën e vendeve me të cilat ministrat synojnë të hapin negociata.

Shkupi është po ashtu një vend potencial i mundshëm, kjo pas nënshkrimit të një marrëveshje mes Britanisë se Madhe dhe Maqedonisë se Veriut javën e  kaluar, ku Shkupi përfitonte një kredi prej 6 miliardë eurosh për investime në vend.

Mediat vendase shkruan se si shkëmbim kryeministri Hristian Mickoski do te jepte një “po” për ngritjen e këtij kampi.

Nuk kanë nisur ende bisedime zyrtare me asnjë vend, por besohet se ministrat e Starmer po punojnë te kenë një dakordësi deri në momentin kur Britania të presë takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër këtë vjeshtë, ku emigracioni i paligjshëm do të jetë në krye të axhendës.

Kosova ka treguar gatishmërinë për të arritur marrëveshje ndërkombëtare për të pranuar emigrantët e padëshiruar të Evropës. Në vitin 2021, ajo ra dakord për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, të cilët do të vuajnë pjesën tjetër të dënimit të tyre në Kosovë deri sa të deportohen në vendet e tyre të origjinës — edhe pse kjo marrëveshje nuk është zbatuar ende.

Ndërsa Prishtinën, muajin e kaluar e vizitoj edhe David Lammy, sekretari i Jashtëm i Britanisë se Madhe.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!