Refugjatët, Britania “në kërkim” të një kampi/ Elezi: Kosova të ndihmojë aleatët. Neziri: Qeverisë në RMV do i kushtonte nëse do e pranonte

schedule17:36 - 26 Maj, 2025

schedule 17:36 - 26 Maj, 2025

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se Kosova duhet të ndihmojë aleatët për çështje të ndjeshme, teksa Britania e Madhe po kërkon për një shtet, për të ngritur kamp për refugjatët.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Elezi u shpreh se Kosova mund të jetë një nga shtetet ku do të ngrihet kampi.

Ndërsa gazetari Xhelal Neziri deklaroi se nëse Maqedonia e Veriut do e pranonte një marrëveshje, kjo do i kushtonte qeverisë.

Bedri Elezi: I shohin vendet ballkanike, për të kërkuar bashkëpunim për emigrantët. Pamë një deklaratë të presidentes së Kosovës, ishte e nxituar. Por zakonisht, Kosova dhe vendet ona duhet të jenë të gatshme të ndihmojnë Britaninë dhe vendet partnere kur ka çështje të ndjeshme. Në fakt, personalisht, më shumë të mundshme, në rastin konkret shoh Kosovën. Konsiderohet një vend i sigurt për shkak të përfaqësimit ndërkombëtar që ka Kosova. Ne kemi pasur edhe një performancë të mirë, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, për refugjatët nga Afganistani. Ka mundësi, që një nga vendet për të realizuar bashkëpunim, është Kosova, krahas Serbisë.

Xhelal Neziri: Nuk është duke u përmenduar asnjë fjalë, për ndonjë detyrim të mundshëm, për ndërtimin e kampeve nga Maqedonia e Veriut, për refugjatët nga Britania e Madhe. Një pranim i menjëhershëm, do i kushtonte goxha qeverisë aktuale. Ndoshta pritet momenti i duhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!