Refugjatë në Shqipëri, Majko: Duhen bërë mirë llogaritë

schedule16:24 - 20 Qershor, 2018

schedule 16:24 - 20 Qershor, 2018

Lidhur me debatin se Shqipëria mund të presë deri në 600 mijë emigrantë, ka reaguar edhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur të pavend përhapjen e lajmeve të tilla.

Sipas tij, grumbullimet e refugjatëve, në sasi sfiduese për vendasit do të krijonin një situatë shpërthyese, për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë, e nëse ka ndonjë politikan europian, i cili diskuton “ftesën” për hapjen e negociatave me Shqipërinë, me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve, atëherë kjo ftesë më mirë të mos vijë, pasi nuk do të ishte aspak një ftesë europiane./abcnews.al