Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri në takim krerët e degëve. Ai që tashmë do të quhet konsultim me bazën dhe jo më analizë do të nisë shpejt. Qëllimi është jo vetëm identifikimi i shkaqev, të cilat për demokratët nuk duken të panjohura për humbjen e 25 qershorit, por dhe i rrugëve se si Partia Demokratike duhet ringritur. Në mbledhjen e kryesisë Basha shtriu dorën e bashkëpunimit për të gjithë, edhe ndaj kundërshtarëve që duan të kontribuojnë për Partinë Demokratike, larg hatërmbetjeve personale. Konsultimet me bazën do të kenë në fokus dhe ndryshimet në statut.