Socialistët dhe demokratët arritën dakortësinë për përberjen e komisionit të posaçëm për zg, i cili do të drejtohet me bashkëkryetare dhe numër të barabartë anëtarësh.
Në përmbushje të rekomandimeve të OSBE ODHIR, që ligji zgjedhore të jetë gjithëpërfshirës, vend i është hapur edhe partive të vogla.
Projektvendimi nenvizon se të gjitha vendimet e komisionit do të miratohen me shumicen e votave të anëtareve dhe konsensusin e bashkëkryetareve ndaj për të garantuar barazinë e votave, një karrige i është ofruar partisë mundësia dhe partisë social demokrate.
“Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 7 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 7 anëtarë janë përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dhe 2 anëtarë nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.”
Ndërsa Partitë e tjera si “Lëvizja Bashkë” apo “ Shqipëria Bëhet” mund të marrin pjesë në komision me propozimet e tyre për ndryshime në ligjin zgjedhor por nuk do të kenë të drejtë vote.
Në mbledhjet e Komisionit mund të marrin pjesë pa të drejtë vote deputetë të partive të tjera parlamentare të cilët kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshime në legjislacionin e Reformës Zgjedhore. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet.
Por socialistët i kanë ofruar barazi demokratëve edhe në Komisonin e Posacëm për territorialen sa i përket numrit të anëtarëve.
Partia Socialiste do të përfaqësohet 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike. Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Por me ndryshim që drejtimi do jetë i shumicës dhe opozita nuk ka të drejtë vetoje.

