“Reformë për territorin që do përfshijë disa institucione”, Rama: T’i japim goditjen përfundimtare ndërtimeve pa leje

schedule10:24 - 11 Korrik, 2025

schedule 10:24 - 11 Korrik, 2025

Rama: Do të duhet të bëjmë një reformë që do duhet të përfshijë inspektoriatin e territorit, IKMT, zyrat e Urbanistikës. Është e qartë që në territore të caktuara deri në një bashki strategjike, si në Himarë, nevoja për burime njerëzore të kualifikuara është me rëndësi.

Na duhet një reformë për të shërbyer në të gjitha këto territore me cilësinë më të mirë të mundshme të mendimit urbanistic dhe shërbimit ligjor për bashkitë, kompanitë, pronarët që me të drejtë duan të ndërtojnë në pronat e tyre. Është koha për të bërë sinteza të këtyre strukturave dhe për të krijuar më shumë shërbim për bashkitë duke mos e lidhur me cfarë burimesh njerëzore ka.

Na duhet një punë e posacme e përbashkët edhe për këto edhe për rregullat e reja që duhet të kenë kantierët që janë bërë një problem më vete, sa i përket mbrojtjes së mjedisti, shqetësimeve që krijojnë jashtë veprimtarisë së tyre. Kantiere që vendosen në kufi arbitrarë, që zënë trotuarë sic ndodhte në Lungomaren e Vlorës, ashtu edhe duhet një qasje në këtë reformë me legalizimet, me masat shtesë që duhen marrë për të dekurajuar dhe për t’i dhënë goditje përfundimtare ndërtimeve pa leje, që ka rënë shumë po është prezente gjithësesi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!