Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reformë më të gjerë të pensioneve”, Rama: Në vitet 93-94, arkivat dolën inekzistente, do bëjmë njohje automatike të viteve të punës

schedule14:28 - 29 Tetor, 2024

schedule 14:28 - 29 Tetor, 2024

“Bonusi për pensionet do të rritet”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Fier ku u diskutua për skemën  e pensioneve. Kryeministri nënvizoi se po bëhet përgatitja për bonusin, por edhe për një reformë më të gjerë të pensioneve.

“Ajo që po bëjmë është përgatitja për bonusin dhe një reformë më e gjerë e pensioneve. Atyre që deri më sot u thuhej që s’kemi çfarë të bëjmë sepse ke dalë në vitin 93-94 dhe arkivat ishin inekzistente. Do t’u bëjmë njohjen automatike të viteve të punës të gjithëve dhe për këtë shkak do t’i lidhet një pension i ri. Përveç bonusit të kenë edhe një lehtësi tjetër, pasi i kam kërkuar Ballukut uljen e çmimit të energjisë”, u shpreh ai.

Gjithashtu Rama evidentoi edhe një sërë shqetësimesh duke u ndalur tek informaliteti, “vjedhja e pensioneve”. Ai bëri të ditur se po përgatitet një plan më i ashpër masash me qëllim frenimin e vjedhjes së pensioneve.



“Sot jemi në kushte kur ne mund të ju shohim në sy dhe t’u themi që këtë vit të ri mund të buzëqeshni më shumë se vit të ri më parë. Belinda në takimet me pensionistët e Fierit kishte shënuar disa problematika, dhe ajo që më bëri përshtypje është se si ka mundësit që në Fier nuk janë vetëm punëdhënësit që bëjnë shmangie, por edhe punëmarrësit. Janë dhe ata që pranojnë të marrin pagën gjysmë të bardhë dhe gjysmë të zezë. Unë i thashë se në Fier është punuar shumë me laps. Nga 2014 pas reformës së pensioneve ne kemi rritur numrin e kontribuesve me rreth 300 mijë. Me këtë reformë një mësues që del në pension pas 2014 e ka pensionin më të lartë se një mësues që ka dalë në pension para 2014. Kjo në pamje të parë është e padrejtë. Por po ta shohësh se si funksionon mekanizmi është e pashmangshme. Sa na takon ne në aspektin e gjërave që kemi mundur të bëjmë, ne i kemi bërë…Më parë ngaqë skema ishte e falimentuar dhe nuk është marrë njeri me formalizim, por vetëm rrëmujë, janë dëmtuar ata që duhet të ishin shërbyer. Ne sot kemi një problem me punonjësit e ish-koperativave dhe ndërmarrjeve shtetërore të deri ’94 që nuk janë skemë si të tjerë dhe ndaj po përgatisim projektligjin dhe për të gjithë këta ligji i ri do të hapë rrugën e pensioneve të reja. Edhe këtë kategori që është më e harruara do ta përfshijmë dhe do të bëjmë lidhje të re pensionesh. Kemi një shumë të rëndësishme të ardhurash që nëse do t’i jemi në gjendje t’i nxjerrim do të na japin mundësi të reja për të folur për vitin e ardhshëm edhe për një rritje të mundshme”, tha Rama.

Gjithashtu nga takimi në Fier, kryeministri Edi Rama foli edhe për marrëveshjet që janë arritur me disa shtete për njohjen e pensioneve, duke nënvizuar se më e vështira ishte ajo me Italinë.

“Sot që flasim kemi arritur të lidhim marrëveshje mbi 20 shtete. Më e vështira ishte ajo me Italinë. Gjë që bën të mund që të gjithë ata që dalin në pension, të mund të përfitojnë nga sigurimet shoqërore që kanë paguar në atë vend. Pjesa e fundit është lidhja e marrëveshjes me Greqinë, për të cilën jemi në diskutime. Do të kërkojë kohën e vetë jo për shkakun tonë, por për shkak se ka një peshë të rëndësishme financiare”, tha kryeministri Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!