Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reformat e BE, fokus tek siguria/ Lamallari: Hapa konkretë për reformat dhe luftën kundër krimit

schedule15:54 - 3 Prill, 2026

schedule 15:54 - 3 Prill, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, prezantoi hapat konkretë dhe rezultatet e arritura në kuadër të Kapitullit 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, duke theksuar forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, rritjen e sigurisë kufitare dhe përmirësimin e menaxhimit të migracionit.

“Është konsideruar një progres i mirë për Shqipërinë sa i përket kapitullit 24. Pra të gjitha punët e bëra janë vlerësuar dhe tashmë jemi në negociata të karakterit politik. Po ashtu edhe rritje të bashkëpunimit me vende anëtare dhe struktura të reja të ngritura në bashkëpunim. Së fundmi kemi edhe ekipin e duhur në policinë e shtetit për të adresuar kërkesa që vijnë për çështje të ndryshme nga vendet anëtare”, tha Lamallari.

Ai nënvizoi se është bërë progres edhe në ndryshimet në Kodin Penal.



“Kemi bërë progres në ndryshimet në Kodin Penal duke adresuar një kërkesë të BE për të përfshirë 7 direktiva që lidhen me trafikimin e armëve, mbrojtjen e të miturve, trafikimin e drogës dhe sigurinë kufitare. Këto zhvillime janë njohur dhe vlerësuar nga BE”, shtoi ai.

Sa i perket lajmerimit të Ambasadës Amerikane se mund të ketë sulme të mundshme nga Irani në vendin tonë, Lamallari tha se bëhet fjalë për një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të BE-së.

“Duke marrë parasysh reagimin publik të ambasadës sigurisht që kërkova nga struktura përkatëse të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe drejtorinë antiterror, policinë kriminale si dhe sigurinë publike për të më informuar me masat që kishin marrë, Nga komunikimet që kam pasur me përfaqësues së zyrës së sigurisë së ambasadës është konfirmuar se ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të BE dhe më gjerë”, u shpreh më tej ministri i Brendshëm.

Në lidhje me ngjarjet e bujshme kriminale, si atentati në Rinas apo çështja Martinaj, ministri theksoi se komentet janë të papërshtatshme, pasi hetimet i përkasin Policisë së Shtetit dhe organeve të akuzës.

Ai u ndal edhe te zgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke theksuar se procesi përmes konkursit garanton transparencë dhe mundësi të barabarta për kandidatët.

Sa i përket protestave, Lamallari bëri dallimin mes qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore dhe atyre që përdorin akte të dhunshme, si hedhja e molotovëve, duke paralajmëruar se çdo shkelje e ligjit do të ndëshkohet.

Ministri theksoi edhe rëndësinë e projektit “Smart City”, i cili synon parandalimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë, fillimisht përmes një projekti pilot në 20 shkolla.

Në fokus mbetet edhe lirimi i hapësirave publike, një proces që po realizohet në bashkëpunim mes institucioneve përgjegjëse, duke garantuar se nuk do të lejohet asnjë abuzim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!