Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reformat, asnjë vonesë nga Kuvendi”, Balla: Opozita ka bërë përpjekje për të na penguar, por treni ecën!

schedule20:18 - 12 Shkurt, 2026

schedule 20:18 - 12 Shkurt, 2026

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi zhvillimet politike, punimet në Kuvend duke u ndalur edhe tek Komisionet për Reformat territoriale dhe atë zgjedhore.

Gjatë intervistës, ai theksoi se Kuvendi po përmbush brenda atij kalendari të përcaktuar, pa asnjë vonesë dhe se gjëja më e rëndësishme është që Shqipëria të anëtarësohet në BE.

Balla u shpreh se nga ana e opozitës ka patur një përpjekje për të penguar punën, “për të na vonuar, por treni ecën.”



Pjesë nga intervista;

Taulant Balla: Ne sot kishim seancën e Kuvendit. Në Kuvend ndodh e njëjta gjë. Vijnë deputetët e Partisë Demokratike, duke përdorur statusin e veçantë që ka deputeti, kryesisht zonjat, anëtare te grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilat sjellin brenda në sallë fishekzjarr apo lëndë të tjera,

Sokol Balla: Cfarë do të thotë kjo?

Taulant Balla: Që do të thotë që në një farë mënyre është edhe e pamundur që ti të kontrollosh në një grup njëqind, dyqind, treqind, katërqind, pesëqind.

Sokol Balla: Nuk ka garda punonjëse femra.

Taulant Balla: Jo përsa i përket kontrollit të Kuvendit tonë. Shko bëhet një kontroll, po ai kontroll është deri në disa limite, të cilat për fat të keq shkelen nga ata që i sjellin. Tani nuk po hyj në këtë diskutim, sigurisht që aty ka ai kontroll. Ka një  kontroll në çantë. A ka ndodh në Kuvend?

Sokol Balla Ka ndodh, po edhe te çështja e Kuvendit, zoti Ballë, prapë, prapë unë. Me të thënë të vërtetën, dhe këtu e kam pyetjen për ju direkt, si kryetar i grupit parlamentar, si njeriu më i rëndësishëm në Kuvend.

Sigurisht, pas kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Pak javë më parë u futët në një debat shumë të ashpër dhe të fortë me opozitën, sa i përket bojkotit defakto që ato po i bënin komisionit të reformës territoriale. Dhe aty në një moment të caktuar, jo në moment të caktuar, po ju dhatë një ultimatum, që në rast se nuk do vini deri ditën e hënë në darkë, atëherë ne do të ndryshojmë formulën ligjore, bile bëjmë dorëzimin formal të kërkesës pranë këshillit të Kuvendit për të ndryshuar formulën konsensuale. Dhe çfarë ndodhi? Atë të hënë pas drake ju dolët dhe tha dhe po ju citoj: Unë, ne nuk kemi bërë një ultimatum, po kemi bërë një kërkesë dhe më pas u tërhoqët nga kjo kërkesë, duke dhënë idenë që Partia Demokratike e pranoi. Pastaj pamë Zotin Boçi, i cili fillimisht tha që do shkojmë, pastaj doli Zoti Berisha tha nuk do shkojmë, pastaj doli Zoti Boçi tha nuk do shkojmë, pastaj doli Zoti Berisha tha që jo do shkojmë. E në fund fare, nuk e di ata erdhën apo jo, por në perceptimin e përgjithshëm është që Partia Socialiste, që ka marrë 83 mandate dhe votat e gati 50 e pak për qind të shqiptarëve, që kanë votuar në 11 maj 2025 sot, defakto janë opozitë.

Taulant Balla: Nuk është kështu.

Sokol Balla: Ata që drejtojnë punët brenda vendit, ata që influencojnë në jetën e Kuvendit, në sjelljen e policisë, organeve hetuese, janë ata që de jure janë opozita e vendit.

Taulant Balla: E para, të jemi të qartë. Kuvendi po përmbush brenda atij kalendari të përcaktuar, pa asnjë vonesë. Ne sot që flasim nuk kemi asnjë vonesë. Vetëm në tre seancat e para të këtij sesioni të ri pas festave janë miratuar 12 ligje që lidhesh me piketat e ndërmjetme të bisedimeve me BE. Ka patur një përpjekje nga opozita për të na penguar, për të na vonuar, treni ecën. Sa i përket asaj që thoni ju edhe reforma administrative territorial pas atij momenti perceptimeve opozita ka ardhur dhe ka rënë dakord për të ecur me kalendarin që është paraqitur nga z. Mazniku si bashkëkryetar. Ky është fakt. Dhe bashkëkryetari nga ana e opozitës, ka dhënë dakordësinë për të gjitha cështjet për sekretarin dhe për të kalendarin. Një kalendar që për publikun në muajin korrik, në Kuvendin e Shqipërisë do të miratohet një projekt që do të sjellë ky komision që ka për objekt të vetin, një ndarje të re administrative territoriale në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk mund ta parashikoj sot, se kush do të jetë ky projekt dhe madje ia kam kërkuar si kryetar i grupit edhe z. Mazniku që deri në momentin e përfundimit të konsultimeve ne nuk mund të themi se do jenë kaq apo aq, se nuk është cështje kungulleshkash por është cështje përmirësimi shërbimesh ndaj njerëzish, pra si e bëjmë ne më të mirë punën e bashkive. Është fakt sot, se një pjesë e madhe e bashkive të vogla e kanë të pamundur të ofrojmë shërbimet sic duhet për gjithë komunitetet që mbulojnë ato sepse ndërkohë që numri i popullsisë së bashkisë është zvogëluar, sipërfaqja e saj ka mbetur e njëjtë, për shkak se fondet sot vihen në dispozicion për shkak të numrit të banorëve, kjo nuk do të thotë që një familje që jeton në një fshat të thellë të bashkisë Kolonjë nuk duhet të marrë të njëjtin shërbim arsimor apo shëndetësor, njëlloj. Dhe duhet të kuptojnë gjithë qytetarët që, nisma jonë për reformë administrative territorial ka në thelbin e vet, shërbime më të mira për njerëzit.

Sokol Balla: Dakord, nuk dua ti futem debatit se ka një shembull që vërteton të kundërtën e asaj që thoni ju, se ju keni ish kreun e bashkisë Cërrik në mos gaboj që e keni ministër sot dhe është marrë shembull nga z.Rama se si edhe një bashki e vogël mund të funksionojë

Taulant Balla: Dhe unë jam krenar për Andin se kam qenë njeriu që e kam ftuar në politikë.

Sokol Balla: Në rregull, po është shembulli që hedh poshtë gjithë këtë që thatë tani se edhe një  kryetar i një bashkie të vogël, si zotëria që ju e keni bërë sot ministër, ju thoni jo ne, që ka funksionuar në mënyrë perfekte. Po të mos futemi aty.

Taulant Balla: Shiko bashkia Cërrik ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe ky është fakt. Në cilat dimensione, jo vetëm sa i përket shërbimeve po edhe në një dimension tjetër që mungonte në bashkitë tona, po që është dimensioni më i domosdoshëm në momentin që Shqipëria anëtarësohet në BE. Është dimensioni i përthithjes së fondeve që vijnë nga BE. Sot, kapacitetet tona në një pjesë të madhe të bashkive për të përthithur fonde të BE janë zero. Dhe ka një gjë dhe një mësim të mësuar nga vendet e tjera që kanë hyrë në BE. Kujtoj kur Rumania dhe Bullgaria, hynë në BE në 5 vitet e para të dyja këto vende më shumë jepnin fonde në BE se sa arrinin të përthithnin. Pastaj vjen një fazë që raporti mes asaj që jep dhe asaj që merr mund të shkojë deri në 1 me 10 që janë pritshmëritë tona. Natyrshëm sepse janë fonde strukturore, janë të shumta. Bashkitë në një vend të BE janë aplikues të mëdhenj të fondeve për të tërhequr, dhe nëse ne shkojmë kështu si jemi, jemi të papërgatitur për t’i dhënë komuniteteve tona më shumë fonde që vijnë nga BE. Dhe rasti i Cërrikut, ka qenë i ndryshëm, sepse ky djalë që sot është ministër arriti të krijonte aty një bërthamë, dhe po të shikoje të gjithë donatorët, GIZ, apo donator të tjerë, kemi arritur që të bëhen disa projekte të mira. Dhe atë eksperiencë të mirë të fituar në atë bashki kryeministri Rama e përzgjodhi për të qenë ministri i punëve të fshatit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!