Reforma zgjedhore/ Toni Gogu: Mazhoranca e gatshme të ulet të negociojë

schedule21:11 - 13 Nëntor, 2023

schedule 21:11 - 13 Nëntor, 2023

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu deklaroi se mazhoranca është e gatshme të ulet për çdo propozim për reformën zgjedhore, teksa Lulzim Basha ka propozuar sistem proporcional kombëtar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gogu u shpreh se komisioni për reformën zgjedhore, e ka vullnetin për të marrë dhe për të diskutuar çfarëdo lloj propozimi, por nënvizoi se propozimet duhet të përputhen me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe gjithashtu, përputhet me jurisprudencën kushtetuese.

Sipas Gogut, opozita duhet të lërë bojkotin që i ka bërë këtij komisioni, për hallin personal të Sali Berishës.

“Ne jemi të gatshëm që të negociojmë dhe të ulemi, për shkak se e dimë shumë mirë që reforma elektorale do t’i shërbejë më të mirës shqiptare dhe të përmirësimit të zgjedhjeve. Që të marrim dhe të eksperimentojmë për sisteme të cilat ndoshta janë ndryshe nga ajo çfarë që kemi sot, unë nuk e di, sepse nuk është se jam ekspert i thelluar i kësaj gjëje, ajo që di unë si anëtar i atij komisioni, është që ai komision e ka të tërë vullnetin për të marrë dhe të për të diskutuar çfarëdo lloj propozimi, që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe gjithashtu, përputhet me jurisprudencën kushtetuese, e cila na ka lënë disa detyra.

Komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë. Kjo historia e të bojkotuarit, e të bërit një revolucion për një hall personal, unë besoj që, kolegë të nderuar të opozitës, patjetër që do t’i thërrasin zërit të arsyes, dhe do të largohen nga ajo gjëja. Jam i bindur për këtë gjë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!