Reforma Zgjedhore, rikthehet diskutimi në tryezën politike

schedule08:32 - 11 Maj, 2020

schedule 08:32 - 11 Maj, 2020

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Mbledhja këtë të hënë do të zhvillojë një online një mbledhe ku pjesë do të jenë përfaqësuesi Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari nga parlamenti dhe Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili LSI nga opozita jashtë parlamentit.

Ky ëhstë një takimqë zhvillohet pas thirrjes që ambasadori i BE, Luigi Soreca i bëri palëve politike, i cili theksoi se është e rëndësishme që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartiak për reformën zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të Covid-19.

Ndërkohë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas takimit që pati me Bashën dhe aleatët e PD tha se opozita e ka kryer misionin e saj duke dhënë propozime konkrete dhe presin që mazhoranca të reflektojë. /abcnews.al