Pas takimit me aleatët, tek Lulzim Basha në Selinë Blu kanë arritur ambasadorët ndërsa po diskutohet për Reformën Zgjedhore.
Në Selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur, prej më shumë se 15 minutash, ambasadorja e SHBA-ve, ambasadori i BE-së si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe.
Pasi palët dështuan që të arrinin një marrëveshje për Reformën Zgjedhore brenda afatit të cilin ata e kishin vendosur vetë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe britaniku Duncan Norman i kanë shkuar tashmë Bashës në Selinë Blu.
Lexo edhe: Një orë pas takimit me aleatët, Basha takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe
Kujtojmë këtu se përpara se të mblidhej me amabasadorët, Basha u mblodh me aleatët në orën 14.00 për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.
Të dielën mbrëma, kur ishte edhe afati i fundit për të arritur në një marrëveshje, Këshilli Politik u mblodh për disa orë por dështoi që të përfundonte brenda afatit draftin konsensual të Reformës Zgjedhore. /abcnews.al/