Reforma Zgjedhore, nis mbledhja e Këshillit Politik

schedule17:14 - 30 Maj, 2020

schedule 17:14 - 30 Maj, 2020

Ka nisur numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore. E diela e 31 majit është dhe afati i fundit për të cilin palët janë të angazhuar të mbyllin atë.  Këshilli Politik është mbledhur serish këtë pasdite në përpjekje për të arritur një marrëveshje për çëshjet e mbetura pezull.

Gjatë ditëve të fundit në takimet e zhvilluara mes përfaqëuesve në Këshillin politik është rënë dakord  për rolin e  prokurorisë dhe SPAK në zgjedhje, ndërsa PD e PS nuk po bien dakord për depolitizimin e komisioneve që administrojnë zgjedhjet, identifikimin biometrik.

Kërkesa e demokratëve për të kryer identifikim elektronik të zgjedhësve në të gjithë vendin, ka bllokuar edhe diskutimin e cështjeve të tjera.   Palët ndajnë mendime të ndryshme edhe se cila gjykatë do të shqyrtojë ankesat zgjedhore, kur PS kërkon që Kolegji Zgjedhor të mos ketë gjyqtarë pa vetting, ndersa PD propozoi ne minute e fundit qe zgjedhjet te trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Persa io perket ndryshimit te sistemit zgjdhor per te cilen po lobon fort vetem depuettja Rudinaa hajdari, duket se kjo ceshtje do te zhvendoset per diskutim ne nje tjeter moment ashtu sic dhe ka thene partia socialiste permes deputetit Damian Gjiknuri. /abcnews.al