Reforma Zgjedhore, Meta: Mesazhi i BE ishte i qartë, zbatimi i kushteve nis me konsensusin

schedule08:50 - 3 Qershor, 2020

schedule 08:50 - 3 Qershor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur mesazhet e djeshme të dhënë nga BE, komisioneri për zgjerimin Varhelyi dhe nga Soreca për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Meta ka shkruar se mesazhi i djeshëm i BE ishte i qartë.

“Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për Reformën Zgjedhore,” shkruan më tej Meta në postimin e tij. Po ashtu, presidenti shkruan se KE mezi pret që të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.

8 qershori po afron!

Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ???? /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!