Reforma Zgjedhore/ Mërtiri: Pa një presion ndërkombëtar që të ulë palët në bisedime, Rama është komod dhe nuk do pranojë asnjë propozim

schedule20:44 - 11 Janar, 2024

schedule 20:44 - 11 Janar, 2024

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në emisionin “Real Story” se pa një presion ndërkombëtar që të ulë palët në bisedime, Rama është komod dhe nuk do pranojë asnjë propozim për Reformën Zgjedhore.

Ai ka theksuar se nuk mund të arrihet në ndonjë lloj marrëveshje dhe nuk është arritur kurrë pa faktorin ndërkombëtar brenda.

“Unë mendoj që e vetmja mundësi që Rama të heq dorë nga kjo, ose të hyjë në bisedime, është një presion nga një faktor shumë më i madh se ai që për mua janë faktorët ndërkombëtarë. Unë besoj që nuk mund të arrihet në ndonjë lloj marrëveshje dhe nuk është arritur kurrë pa faktorin ndërkombëtar brenda. Edhe PD në këtë sens e ka, kur mendon që do të mund të imponohet. Besoj që ajo do të ketë garancinë e ndërkombëtarëve, për të balancuar pushtet dhe për t’i dhënë më shumë pushtet opozitës që të ketë më shumë gjëra në dorë. Këtë në një far mënyre, Basha e tha, por në një çështje tjetër, kur foli për inceneratorët. Basha tha që komisioni ndërkombëtar për inceneratorët nuk do të arrihej pa ndërhyrjen e amerikanëve. Pra e kërkoj PD, Basha, që kjo nuk do të arrihej pa mbështetjen e amerikanëve. Unë besoj e njëjta gjë vlen dhe për çështjen e Reformës Zgjedhore. Pa një presion nga ndërkombëtarët, që t’i ulim palët në bisedime dhe të gjejmë një konsesus, Rama është komod dhe nuk do pranojë asnjë lloj propozimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!