Sot do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Politik, pas ndërprerjes për shkak të Covid-19. Gazetarja Esionona Konomi raporton se Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari do ti drejtohen nga Kryesia e Kuvendit Oerd Bylykbashit në selinë blu dhe Petrit Vasilit në LSI.
Mbledhja do të bëhet përmes një platforme online. Ndërkohë, ky do të jetë ky rifillimi zyrtar i bisedimeve për Reforën Zgjedhore, pas pezullimit. Pandemia po ashtu anuloi edhe 15 marsin që ishte afati i fundit për të përfunduar reformën.

Deri në 6 mars palët politike kishin rënë dakord për financimin zgjedhor. Ajo që nuk bien ende dakord palët është depolitimizi i administratës zgjedhore.
Po ashtu kishin rëndë dakord që votimi dhe numërimi elektronik të eksperimentohej në disa bashki të venit. Një pikë e tretë ku raë dakord palët ishte kufizimi i periudhës së zgjedhjeve në pranverë dhe vjeshtë.
Ndërsa janë disa pika ku palët nuk bien dakord. E para është depolitizomi i administratës zgjedhore, e propozuar nga PS që konsiston me shkrirjen e KQZ. Por kjo nuk është pranuar nga përfaqësuesit e opozitës në tryezë.
Bisedimet e sotme do të tregojnë nëse KQZ do të shkrihet apo do të ketë një formulë të re. /abcnews.al

