Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma zgjedhore, kusht për integrimin”/ Ambasadori i BE: Të nisë me depozitimin e administratën zgjedhore

schedule16:46 - 13 Nëntor, 2025

schedule 16:46 - 13 Nëntor, 2025

Reforma Zgjedhore, hap kyç drejt anëtarësimit në BE. Ambasadori europian Silvio Gonzato në një tryezë të Këshillit të Europës, i kërkoi palëve politike të ulen në tryezë e të nisin punën për Reformën Zgjedhore deri në vitin 2029, kur parashikohen rregullisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Këto reforma janë jo vetëm hapa teknike por hapa themeltare të Shqipërisë drejt BE. Reforma zgjedhore përfaqëson hap te mire drejt integritetit zgjedhor, nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet produkt i mirë. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse për rezultatet e Shqipërisë për në BE sidomos në kapitullin e parë, themeloret e anëtarësimit në BE.”

Reforma dhe zgjedhjet e 2029 duket se do të jenë testi final i Shqipërisë para momentit të premtuar për anëtarësimin në BE. Dhe Gonzato kërkoi që kjo reformë të fillojë me depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Mendoj se një hap i mirë dhe kyç për nisjen e kësaj reforme dhe përafrimin me BE do të ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.”

Tek depolitizimi u ndal edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Ai kërkoi partitë sa më larg administratës zgjedhore, Ndonëse propozimi i kreut të KQZ ka qenë për të mos i përjashtuar fare.

“Administrata zgjedhore nuk jep garanci në lidhje me administrim profesional. Dominimi vetëm nga partitë politike, ka krijuar handikap, në lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Kjo çështje duhet të adresohet e para.”

Megjithatë edhe këtë herë Reforma Zgjedhore ka nisur me këmbën e majtë. Ndonëse të majtët janë të parët që kanë propozuar depolitizimin e administratës zgjedhore, Problemi qëndron tek të djathtët e opozitës, që mbajnë qëndrim dhe kanë futur në ngërç nisjen e Reformës Zgjedhore për shkak të qëndrimeve kontroversë të Sali Berishës për të mos lejuar Oerd Bylykbashin dhe deputetët e tjerë të shkojnë në komisionet e posaçme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!