Reforma Zgjedhore, juristi: Një hap i mirë drejt ndryshimeve, palët u dakordësuan për hapjen e listave

schedule15:20 - 15 Janar, 2021

schedule 15:20 - 15 Janar, 2021

Juristi Erjon Murataj i ftuar në studion e ABC këtë të premte është shprehur se ndryshimet e bëra në reformën zgjedhore janë një hap i rëndësishëm për të ardhmen.

Murataj ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se për të parë ndryshime të mëdha dhe cilësore në çdo fushë të jetës niset nga një hap i vogël dhe me konsensus.

“Duke qenë se që në 2008 nis andralla e madhe e përfaqësimit të drejtpërdrejtë ajo që ndodh është se OSBE ODIHR ka rekomandime në kurbë konstante që nuk ka një ulje ngritje drastike dhe kur Shqipëria ka bërë ndonjë hap të madh siç është në Këshillin Politik, ku në këtë rast është dakortësimi për hapjen e listave që është një hap pozitiv për ato që do e përfaqësojnë.

 Ndryshimet e mëdha dhe cilësore në çdo fushë të jetës dhe qarkullimi i elitave duhet të vijë në mënyrë natyrale dhe me frymë dhe ky ndryshim i vogël mund të sjellë ndryshime të mëdha. Ndryshimet cilësore kanë nevojë për luftë të vazhdueshme dhe për sistemin e drejtësisë.

Alternativat e reja kanë probleme pasi mund të ketë një kandidat shumë të mirë që nuk mund të kalojë pragun dhe këtu dalim sërish tek fryma. Njerëzit tani janë të lodhur dhe nuk kanë më besim, ne nga na proceduriale kemi të mbyllur një reformë drejtësie por që njerëzit nuk kanë besim”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!