Përfaqësuesit politik, ekspertët e OSBE/ODIHR dhe ekspertët e Reformës janë mbledhur në një takim për të diskutuar mbi propozimet e Partisë Demokratike.
Gazetarja e ABC Neës Erneta Shevroja raporton se pjesë e këtij takimi do të jetë shqyrtimi me detaje i çdo pike të shënuar në kalendarit të punimeve për reformën zgjedhore.
“Tashmë përfaqësuesit politike ekspertët në bisedimet që kanë pasur më parë në tryezë janë bashkuar edhe përfaqësuesit e OSBE të cilët do të jenë tashmë prezent në çdo tryezë ku do të diskutohet për propozimet e çdo pike. Në këtë takim do të shqyrtohen edhe dy pikat e propozuara nga Partia Demokratike. Pika e parë është parandalimi i krimit zgjedhje, masa për prokurorinë dhe policinë për parandalimin e shitblerjes së votës dhe pika tjetër është ndarja e politikës nga krimi. Këto janë dy pikat kryesore që do të përqëndrohen diskutimi mes Petrit Vasilit, Oert Bylykbashit, Rudi Hajdarit dhe Damian Gjiknurit, “ ka bërë me dije gazetarja e ABC Neës.
Ndërkohë ër të marrë një përgjigje përfundimtar e se çfarë do të ndodhe në këtë takim pritet prononcimi i përfaqësuesve të këshillit politik. /abcnews.al