Reforma Zgjedhore, analisti: Zgjedhjet e ardhshme mund të tregojnë që problemi nuk është sistemi

schedule12:35 - 13 Qershor, 2020

schedule 12:35 - 13 Qershor, 2020

I ftuar në studion e Abc News, analisti Roland Lami ka komentuar situtën politike në vend.

Mes të tjerash ai është ndalur tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Sipas tij ndoshta zgjedhjet e ardhshme do të vërtetojnë se ajo që nuk ka funksionuar është vullneti politik, që do të thotë se problemi nuk është tek sistemi.

“Mund të shpresojmë që të konfirmojmë në këto zgjedhje që ndoshta mekanizmi që nuk ka funksionuar që është vullneti politik, me betimin nga ndërkombëtarët në këto zgjedhje do të funksionojë.

Do të kuptojmë që i gjithë problemi është çështje vullneti, pra nuk ka sistem të keq. A do jenë këtë zgjedhje? Ndoshta ky do jetë suksesi më i madh që ka fituar opozita”, tha Lami, ndërsa më tej komentoi edhe qëndrimin e opozitës parlamentare, e cila ka deklaruar se nuk do të miratojë draftin.

Ju keni të drejtë, çdo reformë në parlament do të kalojë. Pra precedenti i krijuar nga opozita nuk ishte i drejtë. Sot ata dalin jashtë vendimmarrjes së lidershipit. Ata në parlament duket sikur në plan të parë po mbrojnë veten, por uji shkon nga qeveria. Çfarë kuptimi ka logoja deputet i opozitës së re, ku uji shkon te qeveria”, tha analisti. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!