Analisti Frrok Çupi, në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për Reformën Zgjedhore. Gjatë kësaj intervistë, Çupi u shpreh se duket se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pret një ftesë nga mazhoranca.
Sa i përket komenteve të Bashës, për ish-kryeministrin Sali Berisha, Çupi tha se në deklaratat e tij, kreu i PD nuk shfaqi asnjë kolonë të re të opozitës.
“Basha dje ishte i distancuar nga kolonat e mëdha që e mbajnë një politikë. E perceptova si në një montazh, ai kishte harruar dhe Perëndimin dhe Amerikën dhe syrin e kishte gjithë kohës tek Berisha. Ishin mesazhe të çuditshme, në ajër. Tani atyre që rrinë poshtë ballkonit të Berishës, Luli nuk mund të shkojë t’ua marrë copën e djathit që u hedh Saliu nga lart. Në tre mënyra ai krijoji 3 konflikte, në vend që të mund të shfaqte një kolonë të re të PD”, tha ai.
Reforma Zgjedhore?
Frrok Çupi: Basha pret të afrohet çështja e 21 janarit dhe një ftesë prej mazhorancës. Dhe në një moment të caktuar do të dëshmojë se është në interesa të vendit
/abcnews.al/