Reforma zgjedhore/ Alibeaj zbardh propozimet: PD ka draftuar një kod të ri zgjedhor

schedule10:17 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:17 - 19 Tetor, 2023

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, tha se mazhoranca nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për listat e hapura dhe për ndalimet e veprimtarive përgjatë fushatave zgjedhore.

“Unë besoj që ka vetëm një arsye që e bllokon, është mazhoranca.  Mazhoranca është ajo , e cila asnjëherë një asnjë nga mbledhjet e Komisionit për reformën zgjedhore ka qenë refraktare dhe nuk ka dhënë një zgjidhje. Nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura, për ndalimet që do duhet të jenë përgjatë fushatave zgjedhore.

Ai tha se reforma është pasuri e Shqiptarëve dhe jo e deputetëve apo partive politike. Albeaj përsëriti edhe njëherë propozimet e PD, të cilat sipas tij konsistojnë si vijon dhe mbrojnë votën e qytetarëve.

“Ky ka qenë qëndrimi ynë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Është reforma e shqiptarëve, nuk është e deputetëve dhe as e partive politike. Çështje të tilla si lista të hapur, proporcional mundësisht kombëtar, vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë Shqipërinë janë çështje, të cilat garantojnë atë që është pasuria më e madhe e Shqiptarëve që është vota e lirë”

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Alibeaj u shpreh se PD-ja e ka të draftuar një Kod të ri zgjedhor.

“Përgjigjem për atë që PD në Komisionin e Reformën Zgjedhore kontribuon dhe ka kontribuuar.  PD dhe ekspertët e saj kanë të gatshëm  të draftuar një Kod të ri zgjedhor, që përfshin këto çështje që thashë. Unë besoj se janë disa elementë që kanë e shtyrë përpara reformën zgjedhore edhe sipas traditës, së pari, është nevoja e shqiptarëve dhe së dyti, është nevoja, dhe po të doni ju edhe presioni i  faktorit ndërkombëtare”- u shpreh Alibeaj/ n.m.abcnews.al