Reforma territoriale, Sula kujton bre*ët e Shukriut: Ju të lini kopilin në derë

schedule18:42 - 31 Tetor, 2022

schedule 18:42 - 31 Tetor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka kritikuar ashpër qeverinë në lidhje me refuzimin e saj për të shtuar numrin e bashkive nga 61 në 94, siç kërkon opozita.

Në fjalën e tij në parlament, Sula tha se qeveria nuk po punon në interes të popullit dhe se të rinjtë po largohen dita ditës nga Shqipëria.

Ai tha se  mazhoranca futi kryetarët e bashkive trafikantë e gangsterë.

Ndër të tjera Sula, përmendi skandalin seksual të ish-kryetarit të bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelali, i cili është parë në video duke i ofruar vendin e punës një të reje në këmbim të favoreve seksuale.

“Bashkitë kanë probleme të mëdha financiare. Peqini, Lezha Klosi Bulqiza, Pogradeci, Rrogozhina, Kavaja etj. Kolegët e PS bëjnë krahasimin me para 2015, kur nisi implementimi i reformës. Llogaritë janë si Enver Hoxha që krahasohej me kohën e Zogut. Kryetarët e bashkive, trafikantët e drogës e gangstrerat kush i futi, ne? Ju i patët. Njërit ju grisën brekët atje. Ju ta lini kopilin në derë aq të rrezikshëm jeni. Aq të rrezikshëm jeni. Belshi dhe Peqini, ka pasur 85 punonjës Më i madh është numri i qenve se sa numri i njerëzve në fshatra. Të rinjtë po ikin nga vendi. Po mbyllen përditë çerdhet. Nuk ka fëmijë në Shqipëri”, tha Sula nga foltorja e parlamentit.

Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare, ku pika kryesore e rendit të ditës janë raportet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Për ndarjen e re territoriale, mazhoranca kërkon që të mbeten 61 bashki dhe 12 qarqe. Ndërsa PD propozon 33 më shumë, 94 bashki. Palët nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk arritën në konsensus për dorëzimin e një raporti në Parlament duke ardhur në këtë seancë me dy raporte. Pikë tjetër e rendit të ditës është dhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për hartimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!