Reforma Territoriale, Pëllumbi: Ekzistuesja ka dhënë fryte, i qëndrojmë 61 bashkive

schedule20:06 - 26 Shtator, 2022

schedule 20:06 - 26 Shtator, 2022

Socialistët vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë se Reforma Territoriale që ata miratuan disa vite më parë u ka shërbyer qytetarëve.

I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, deputeti i PS, Arben Pëllumbi tha se reforma ekzistuese ka dhënë fryte dhe se vijojnë të mendojnë se duhen 61 bashki në vend, përkundër idesë së demokratëve të cilët kanë propozuar shtim të numrit.

Megjithatë, ai thekson se anëtarët e komisionit janë në fazën e diskutimeve dhe do të mbetet për t’u parë nëse do të ketë lëshime.

“Ne kemi një komision të reformës territoriale që vazhdon punën. Është drejt konkludimit të tij. Kemi disa propozime të ardhura nga opozita. Por ne mendojmë se reforma që kemi bërë, mendojmë se i kemi parë një lloj fryti. Ne i qëndrojmë ndarjes me 61 bashki. Procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë.

Nuk kemi rënë dakord për asgjë akoma. Jemi në fazën e përgatitjes së propozimeve. Duhet të gjendet një konsensus”, tha ai.

Lidhur me situatën në Partinë Demokratike, deputeti u shpreh se nuk ndërhyjnë, ndërsa nënvizoi se njohin vetëm grupin parlamentar të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Ka vetëm një grup parlamentar të PD. Qëndrimi i PS është i njohur. Ne nuk hyjmë në konfliktet e brendshme të PD. Ne njohim grupin parlamentar të PD në Kuvend”, tha ai.

I pyetur nëse gjykata i jep zyrtarisht PD-në Berishës, Pëllumbi u shpreh i prerë. “Ne ndaj zotit Berisha e kemi të qartë. Është një person non grata”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!