Me 73 vota pra, Parlamenti futi në axhendë ndarjen e re territoriale, e cila pritet të votohet në seancën e 8 tetorit.
Socialistët prezantuan një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve hartën e re të ndarjes së territorit në 46 bashki, ndërsa deputetët e PD u larguan nga mbledhja pasi kërkuan vazhdimin e konsultimeve për draftin.
Reforma territoriale është diskutuar me banorët në të gjitha bashkitë që parashikohen të shkrihen, ndërsa maxhoranca garanton se harta e re nuk do të cenojë shërbimet për qytetarët./abcnews.al

