“Reforma Territoriale”, çfarë nuk funksionoi? Farrici dhe Çupi diskutojnë në “Log.”

schedule21:44 - 20 Qershor, 2022

schedule 21:44 - 20 Qershor, 2022

Reforma territoriale, ishte tema e diskutimit në emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mbrëmjen e së hënës.

Të ftuar për të diskutuar për këtë temë ishin deputetja demokrate Dhurata Çupi, njëherësh bashkëkryetare për komisionin e Reformës territoriale, Adelina Farrici, përfaqësuese e Shoqatës për Pushtetin Vendor, si dhe Fatlum Nurja ekspert i qeverisjes vendore.

E pyetur nga moderatori Xhafo, se çfarë nuk funksionoi në Reformën territoriale të miratuar në 2014-n, Çupi tha se ajo reformë ishte e njëanshme dhe nuk pati konsensus.

Sipas saj asgjë nga ato pika për të cilat u reformua harta territoriale nuk është zbatuar.

Ndërkohë që për Farriçin, ka vend për disa ndryshime, por në përgjithësi harta aktuale territoriale ka ndikuar pozitivisht në disa prej shërbimeve që i kanë kaluar bashkive.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Çfarë nuk funksionoi sipas jush?

Çupi: Është lajm i mirë që konstituohet komisioni për reformën territoriale, rishikimi sa i takon disa kritereve që do rivendosin, sa i takon hartës së re. Jemi një komision me 18 anëtarë, me dy bashkëkryetarë, unë dhe zonja Denaj. Është konstituuar në datën 15. Mbledhjen e radhës e kemi ditën e mërkurë, për planin e punës, deri më datë 30 shtator propozohet dhe caktimi i ekspertëve që ne do të propozojmë nga të dyja qasjet politike. E fillova këtë për të treguar se ishte një Reformë e destinuar të dështonte, sepse në 2014-të reforma dështoi se ishte pa pjesëmarrjen e opozitës.

Xhafo: Edhe ju kishit faj?

Çupi: Reforma dështoi sepse nuk është bërë e saktë kjo reformë. Fakti që në mblidhemi për të bërë një hartë të re, tregon se kjo ka dështuar. Reforma Territoriale e them me bindje se ishte në kufijtë e dështimi.

Xhafo: Çfarë nuk funksionoi sipas jush?

Nuk kishte konsensus politik dhe nuk kishte konsultë me qytetarët. Çfarë synonte kjo reformë dhe çafër nuk u arrit, shërbimi ndaj qytetarit që është larguar në ekstremi, pasi ka fshatra deri në 4 orë rrugë me makinë. Kemi të dështuar unifikimin e territorit, atëherë u propagandua se do të bëheshin investime në fshatra, sot kemi bashki që investohet vetëm në qendrat e qyteteve. Në zonën ku unë jam deputetet investimet bëhen vetëm në qytete. 90 mijë punonjës kishte në 2014-n, sot kemi 39 mijë, ku gjatë fushatave shtohet numri i kontratave.

Xhafo: Fakti që mund të ketë abuzime në momente fushatash, kjo nuk bën detyrimisht me faj sistemin?

Farrici: Efiçenca financiare do të thotë të kursesh në burime njerëzore dhe t’i kthesh në investime, investime nuk ka. Synohej unifikim territori nuk kishte autonomi vendore nuk ka, sot ka centralizim. Sot bashkitë vijojnë të jenë në borxhe, prandaj Reforma duhet të rishikohej.

Xhafo: Sipas jush çfarë nuk funksionoi zonja Farrici?

Farrici: Unë nuk mund të them se  Reforma territoriale dështoi, ka nevojë për rishikim. Do doja që edhe komisioni ta shohë me këtë sy, që çfarë nuk funksionoi. Si çdo Reformë tjetër kaq madhore, do të ishte shumë e mirë nëse do të ishte bërë me gjithë përfshirje, pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politik bërës. Ajo evidentojmë gjatë kësaj periudhe, ishin dy çështje kryesore, që kjo lloj reforme do të çonte në mirëmenazhxhim dhe do të kishte efiçencë të burimeve njerëzore. Sa i përket burimeve njerëzore vihem dakord me ju që Bashkitë nuk duhet ta shikojmë si mundësi punësimi, pra punës duhet t’i gjesh njerëz. Një nga arsyet e mosfunksionimit është mospasja e njerëzve të kualifikuar, por kjo vjen nga niveli i pagës, dhe nëse nuk ke një skuadër të mire kualifikuar edhe Reforma mund të mos ecë siç duhet. Ana tjetër është decintralizimi, që ka qenë jo funksional.  Në momentin që kostohet për standardin minimal kombëtarë, atëherë pushteti vendor ka një matës për këtë funksion.

Xhafo: Kalimi i ujësjellësve në kontroll të bashkive është mirë apo keq?

Farrici: Ujësjellësit kanë qenë në varësi të bashkive. Nuk është se është pas reformës. Unë mendoj se kjo pjesa e ujësjellësve është si rezultat i performancës së dobët, ku ka ujësjellësi që nuk kanë paguar as sigurimet e punonjësve.

Xhafo: Cilat funksione të tjera kanë kaluar?

Farrici: Arsimi parashkollor, zjarrfikësit, emergjencat civile. Brenda territorit të vet nëse bashkia ka kompetenca të mbulojë e mbulon, nëse jo bashkëpunon me bashkitë fqinje.

Xhafo: Po kopshtet dhe çerdhet si rezulton?

Farrici: Në raportoj që kemi bërë shikojmë një përmirësim të dukshëm, si tek pjesa e kanaleve vaditëse, edhe në drejtim të infrastrukturës të arsimit parashkollor. Por shohim që ka dhe problematika, sepse nuk shoqërohet me financa shërbimi i psikologut.

Xhafo: A ka ndonjë mënyrë metodologjike që të kuantifikohet puna e bashkive?

Çupi: Nuk ka standarde.

Farrici: Bie dakord me atë që thotë zonja Çupi se nuk ka standarde të përcaktuara për çdo funksion, ama ne kemi ligje dhe strategji ku ne kemi nxjerrë indikatorët.

Xhafo: Cila nga bashkitë ka performuar më mirë?

Çupi: Çfarë performance ka këtu ku s’ka as rrugë, as energji asgjë.

Farrici: Unë i përkas një grupi njerëzish që nuk jam nihiliste, unë kur kam qenë kryetare bashkie kam evidentuar punët e mira të paraardhësit. Kemi investime.

Xhafo: A performon bashkia e Korçës se ajo e Tiranës për ujin e pijshëm?

Farrici: Patjetër. Tek arsimi parashkollor performon më mirë. Vlora e ka edhe më të mrië. Si eksperte shoh që ka përmirësim të ofrimit të shërbimeve.

Xhafo: Ka përforcuar gjëkundi mirë Bashkia e Sarandës?

Farrici: Patjetër.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!