Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma në drejtësi, një nga detyrat më të vështira”/ Komisioni i Venecias: U rrit niveli i besimit të njerëzve te gjyqësori

schedule10:30 - 21 Tetor, 2025

schedule 10:30 - 21 Tetor, 2025

Hanna Suchocka, presidente nderi, në Komisionin e Vencias, deklaroi se reforma në drejtësi është një nga detyrat më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet komuniste.

Teksa foli në tryezën për reformën zgjedhore, Suchocka u shpreh se me reformën në drejtësi, u arrit niveli i besimit të qytetarëve te gjyqësori.

“Bërja e reformës së gjyqësorit është një prej detyrave më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë vendet komuniste, mendësinë sesi mund të bëhej që gjyqtarët të jenë të pavarur. Dhe kur krahasojmë opinionet e dhëna nga Këshilli i Venecias, shohim që një numër i madh i kushtohet reformës së gjyqësorit një nga opinionet e para që ka dhënë komisioni, është thënë që drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por të jetë e pavarur dhe autonome. Ne e dimë që institucionet kanë qenë të dobësuara. Reforma në drejtësi, jo vetëm që solli ndryshime në gjyqësor, por edhe në mendësinë e njerëzve të cilët rritën nivelin e besimit.”, theksoi ajo./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!