Reforma në drejtësi, Nazarko: Ka defekte, janë krijuar dobësi që mund të sjellin probleme të mëdha

schedule19:01 - 27 Janar, 2023

schedule 19:01 - 27 Janar, 2023

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e Abc News, komentoi takimin e ambasadores Yuri Kim me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ambasadorja me vizitën e saj demostroi një arritje të sajën.

“Me vizitën demonstroi në pikëpamje personale një arritje të vet se quhet një nga vëzhgueset e rrepta të reformës në drejtësi. Ajo që mendoj është që Shtetet e Bashkuara e shikojnë këtu këtë punë me rëndësi dhe jo ashtu siç mendojnë pjesa më e madhe se SHBA janë me të majtët apo të djathtën.”, tha ai.

Megjithatë, analisti theksoi se për reformën në drejtësi ka rezervat e tij pasi janë lënë në hije ngjarje, të cilat janë në dukje të vogla, por në të vërtetë janë problematikë për shoqërinë. Ai përmendi konfliktet për shkak të pronave, që në shumë raste, kanë sjellë viktima në vendin tonë.

Në këtë sens, reforma dhe vetë Kim do të jetë e lumtur që arriti këtë por kam vërejtjet e mia se reforma ka anashkaluar një pjesë tjetër të rëndësishme. Është e vërtetë që SPAK duhet të merret me krimin e lartë por në themel mbetet krimi i vogël që vjen për shkak të pronës që sjell viktima pa fund.

Në pamje të parë duket se nuk sjellin asgjë por janë të lidhura me hallet e shumicën që paguan. Sot problemet janë bërë më të mprehta, është një situatë që kërkon vëmendje dhe rëndohet më shumë po të ketë parasysh se ky sistem që sollën amerikanët presupozon heqjen e rolit kryesor të prokurorit.

Duke ikur sistemi monokratik, me këtë lloj ndarje, nëse në krimin e lartë kemi favor të madh që na kanë dhënë amerikanët, papritur shikojmë se poshtë në nivelet e dyta ku vlon realisht jeta e popullsisë, kemi defekte. Nëse në këtë sens do të lavdërojmë Kim që të projektojë një sistem drejtësie që pavarësinë ta sigurojë nëpërmjet heqjes së fuqisë së prokurorit dhe vendosjes së pavarësisë së gjyqësorit, është koha që të diskutojmë nëse është krijuar një drejtpeshim midis SPAK dhe pjesës tjetër të gjyqësorit që mund të vegjetojë, për shkak të dobësisë që u krijua, probleme të mëdha për shoqërinë”, tha Nazarko./abcnews.al
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!