Reforma në Drejtësi, Muçi: SPAK nuk merr dot përgjegjësi nëse nuk bën denoncim

schedule19:44 - 10 Maj, 2022

schedule 19:44 - 10 Maj, 2022

Ish-ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi, i ftuar në “Radari Informativ” të gazetares Juli Xhokaxhi, ka bërë një analizë të Reformës në Drejtësi.

Ai tha se shpesh politika dhe ambasadorët flasin në përgjithësi për Reformën në Drejtësi, pa bërë më parë asnjë studim.

Referuar punës së SPAK, por dhe deklaratave publike ndaj organit të drejtësisë së re, Muçi tha se askush nuk duhet të ushtrojë presion ndaj drejtësisë.

Sipas tij SPAK nuk mund të nisë asnjë çështje hetimore në rast se nuk ke bërë denoncim me fakte.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Jemi në atë që konsiderohet si ditët e drejtësisë, jemi për t’i bërë një analizë Reformës në drejtësi? Ku jermi me këtë reformë

Muçi: Për të dhënë mendime të sakta duhen bërë studime se të gjithë flasin në përgjithësi. Që të arrish në përfundime të sakta se ku ka arritur SPAK duhet të ketë grupe studimi, të shohin numrin e çështjeve, peshën e çështjeve, ndikimin, ndryshimet.

Xhokaxhi: Parë në mënyrë të drejtpërdrejtë çfarë mund të themi?

Muçi: Ky është një perceptim. Njerëzit presin shumë nga organet e reja, ne që e njohim drejtësinë nuk e bëjnë dot atë që pritet. Në fund të fundit organet e drejtësisë janë për të hetuar dhe gjykuar. Politikanët kërkojnë që ata të merren me gjithçka, dhe flitet tani dhe i drejtohen SPAK dhe thonë që të marrë në përgjegjësi atë, e në përgjegjësi këtë, SPAK nuk merr dot në përgjegjësi pa i vajtur një denoncim.

Xhokaxhi: Ka të drejtë SPAK të nis hetim bazuar në deklarata publike?

Muçi: Detyra kryesore e luftës kundër kriminalitetit është detyrë e qeverisë, e cila ka struktura si Ministria e Brendshme. Janë këto organe që grumbullojnë materialet e para, furnizojnë organet e hetimit, atëherë nëse SPAK nuk i përgjigjet detyrave që ata kanë kërkuar sipas procedurave por jo me deklarata publike. Për shembull KLSH ka materialet e veta dhe ja dërgon.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!