“Reforma në drejtësi ka sukses kur të gjithë kontribuojnë”, Metani nga Shkodra: Do fillojmë hetim për…

schedule12:35 - 5 Prill, 2024

schedule 12:35 - 5 Prill, 2024

“Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses nëse të gjithë nuk japin kontributin që u takon. Nuk është vetëm reformë politike, por edhe shoqërore”, kështu u shpreh nga Shkodra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.

Kreu i ILD-së, zhvilloi këtë të premte një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë.

“Para së të kërkojmë drejtësi nga institucionet e drejtësisë duhet ta kultivojmë brenda vetes”, shtoi Metani.

Ai u ndal për të folur për presionin e padrejtë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por theksoi se nga 2020 deri sot niveli i ankesave që vijnë nga qytetarët është rritur shumë.

Më tej, Metani bëri me dije se nga Shkodra ka shumë ankesa për çështjet e zvarritjeve dhe për këtë tha se do të fillojë një hetim në Shkodër.

Më herët, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!