Reforma në Drejtësi ka degraduar, Meta: Vendi ka nevojë për referendum

schedule19:18 - 22 Nëntor, 2019

schedule 19:18 - 22 Nëntor, 2019

Pas përfundimit të konferencës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se presidenti i bëri një thirrje shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën.

Presidenti Meta deklaroi se për të ndalur degradimin e shtetit vendi ka nevojë për një referendum.

Në vija të përgjithshme për të shkuar në referendum për ndryshimin e Kushtetutës duhen përafërsisht 50 mijë firma. Ndër të tjera Meta tha se populli përmes votës duhet të vendosë nëse do të rrijë në demokraci apo të kthehet në diktaturë.

Ndërkohë Meta thekson se Reforma në Drejtësi ka degraduar dhe se po zhvillohet në mënyrë të njëashme.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e KPA-së. Ish-kandidati për në Prokurorinë e Posacme, akuzoi Kolegjin e Apelimit se e vetoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar Kushtetues./abcnews.al