Reforma në Drejtësi, Azizaj: Ambasadorja ka pranura se ka vështirësi dhe duhen riparuar

schedule09:03 - 22 Maj, 2020

schedule 09:03 - 22 Maj, 2020

Konstitucionalist Sokol Azizaj  në një intervistë me Enkel Demin në Abc e Mëngjesin është shprehur se deklarata e ambasadores amerikane një ditë më parë është keqkuptuar ose përkthyer gabim.

Azizaj ndër të tjera ka theksuar se nuk ka vintegrimi i reformës tek vullneti qytetar do të jetë shumë e vështirë.

“Reforma në Drejtësi si u votua do të ketë dhe vështirësitë e veta për tu instaluar dhe për tu bërë pjesë e vullnetit qytetar. Nuk mendoj se ambasada amerikane ka dalë vetëm me atë të grupit armiqësor, mbase është dhe një përkthim i gabuar, por mendoj se në deklaratën e saj ajo pranonte vështirësinë dhe se ka vend për tu riparuar. Në këto kushte mendoj se nuk është tërheqje, por është më objektiv në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Drejtësia ligjore përmes ligjit dhe elementët që përdoren për tu ndërfutur në ligj. Po të shikosh aktet e fundit të dala nga Këshilli i Ministrave që janë aktet normativ, të gjithë këto akte jo vetëm në frymën kushtetuese pasi tashmë rëndom nëse flet për kushtetutën siç tha dhe Rama dje ke vendosur të mbash atë dykrenaren mbi fytyre edhe je vetëm me të, konstaton se këto akte i kapërcejnë ato ligje duke prevaluar mjeti politik mbi të drejtën ligjore. Drejtësia ka vdekur në momentin që instrumenti politik i imponohet qytetarëve jo në raport me ligjin jo në raport me kushtetutën çdo lloj reformë bëhet e vështirë për tu aplikuar”, është shprehur  Sokol Azizaj ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!