Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Reforma e ujit, masa kundër abuzimeve”, Rama: Kemi nga ata që abuzojnë për qëllime fitimi, do heqim depozitat mbi pallate

schedule11:24 - 3 Shtator, 2025

schedule 11:24 - 3 Shtator, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa prezantoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, paralajmëroi reformë të thellë në menaxhim.

Ai theksoi se në këtë sektor ka abuzues, që shpërdorojnë ujin për qëllime fitimi.

Kjo shtoi ai nuk do të tolerohet.



“Borxhet e akumuluara nga ndërmarrjet e administruar nga papërgjegjshmëria ekstreme ishin në shifrën 13.6 miliardë…Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarkon kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe.

Sot kemi rezultate domethënëse, të cilat na tregojnë një gjë, që përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, jo copëzimi. Sot kemi 9 shoqëria rajonale nga 15, që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE, është një hap i jashtëzakonshëm pa diskutim.

Ka një pikë ku duhet të ndalemi dhe që është thelbi reformës. Uji në qiell është diçka tjetër, në rubinet është diçka tjetër, sepse në momentin kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim i natyrës në prodhim të njeriut, është mall, që grumbullohet, shpërndahet, që shitet dhe që blihet. Është mall jetik. Prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar dhe për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës.

Nga faza e parë e reformës janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë lidhjet të paligjshme, por sa i përket reformës jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë nga prodhimi te shpërndarja, furnizim, njësoj siç bëjmë me energjinë.

Njësoj siç kemi bërë me energjinë, do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet. Ndryshe nga energjia, këtu nuk kemi qytetarë që abuzojnë, por këtu kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitime.

Kemi abuzues me lavazheve nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshe.

Kemi abuzues me lidhje të paligjshme nën tokë, që do jenë target i planit të masave, në mënyrë që qytetarë që nuk abuzojnë dhe paguajnë ujin të marrin shërbim të drejtë, ko është koha për të filluar punën me planin heqjes së depozitave, që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme që janë vendosur në pallate dhe që larg qoftë mund të jene dhe burim katastrofe. Heqja e tyre përmirëson  furnizimin”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!