Reforma e pensioneve, Macron pritet të mbajë një fjalim të hënën

schedule14:53 - 15 Prill, 2023

schedule 14:53 - 15 Prill, 2023

Emmanuel Macron do t’i drejtohet popullit francez në orën 20:00 të së hënës mbrëma, pas miratimit të reformes së pensioneve, e cila është kundërshtuar nga shumica e francezëve duke çuar në protesta të shumta.

Sipas mediave franceze, Macron po tenton një rifillim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas të cilit kryeministrja Elisabeth Borne deklaroi mbrëmë se “nuk ka fitues apo humbës”.

Macron, edhe para se të vendoste Gjykata Kushtetuese  kishte ftuar ditën e djeshme punëdhënësit dhe sindikatat që të shkonin në Elysee të martën për të biseduar, një ftesë që sindikatat e refuzuan.

/abcnews.al