Reforma e pensioneve, Franca përgatitet nesër për grevën më të madhe

schedule12:16 - 6 Mars, 2023

schedule 12:16 - 6 Mars, 2023

Franca pritet të zhvillojë grevën më të madhe nesër, ku sindikatat kanë bërë thirrje për pjesëmarrjen e punëtorëve kundër reformës së nxitur nga qeveria për sistemet, një reformë që përfshin, ndër të tjera, një rritje të moshëst ë daljes në pension nga 62 vjeç që është sot, në 64 vjeç.

Greva pritet të përfshijë veçanërisht sektorin e transportit, si rrugor dhe hekurudhor ashtu edhe në atë ajror. Shumica e rrugëve pritet të jenë të mbyllura ndërkohë që sindikatat e shoferëve të kamionëve kanë kërcënuar se do të mbyllin rrugët kryesore të vendit.

Greva pritet të prekë kryesisht sektorët e energjisë, zinxhirit ushqimor dhe arsimit, me shumë shkolla dhe universitete që do të jenë mbyllura në atë që mediat franceze po e quajnë “greva më e madhe”.

Autoritetet policore vlerësojnë se rreth 1 milion francezë do të protestojnë, ndërsa sindikatat presin që numri i demonstruesve të kalojë 2 milionë. Sindikatat kanë njoftuar se do të mbahen mitingje në 260 qytete franceze.

Sipas një sondazhi të kryer në emër të stacionit televiziv BFMTV, 64% e francezëve janë në favor të grevës, ndërsa 57% janë në favor të një greve të përgjithshme të përhershme.

Së fundmi, për sa i përket procesit parlamentar të miratimit të projektligjit të pensioneve, ai tashmë është në fazën përfundimtare, pra pritet vetëm miratimi i tij nga Senati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!