Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan. Bardheblutë iu afruan shumë fitores, por dy minuta nga fundi i befasoi Agim Ibraimi me një gol nga një distancë e largët me goditje dënimi.
Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka folur për mediat dhe barazimin me Kukësin e komenton kështu: “Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion.
Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”. /abcnews.al