Presidenti i Tiranës, Refik Halili, deklaron se skuadra e tij është dëmtuar nga gabimet e veta, më shumë sesa nga ato të arbitrave. Gjithsesi, numri 1 i bardh e bluve mbetet optimist për mbijetesën.
Fillimisht, u kuptua se doli i mërzitur nga derbi edhe për shkak të gjykimit.
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli për ABC News-in pas humbjes së hidhur me Partizanin në Superligë, dhe theksoi se ekipi i tij kishte humbur shumë pikë për episode.
Në deklarim nuk pati referim për arbitra apo për lojtarët e tij, por më pas presidenti i kryeqytetasve sqaron se kishte folur për gabimet e futbollistëve të skuadrës së tij.
Gjatë sezonit të Superligës, Tirana ka vuajtur disa herë nga gabimet e veta, dhe disa herë nga ato të arbitrave.
Gjyqtarët ndikuan qartazi të paktën në dy ndeshje, në humbjet ndaj Teutës në Shijak dhe kundër Kastriotit në Fushë-Krujë.
Po ashtu, futbollistët humbën disa herë penallti, apo u rreshtuan gabim në rastin e disa golave të pësuar.
Pavarësisht nga gabimet e arbitrave, Halili thotë kështu për Federatën.
Tirana rrezikon mbijetesën kur mbeten edhe 3 javë deri në përfundim, por Halili mbetet optimist./ABC News Albania 24/7