Referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ish kreu i KQZ reagon pas rrëzimit të kërkesës

schedule11:31 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:31 - 2 Qershor, 2020

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume thotë se do vazhdohet me këmbëngulje të kërkohet zhvillimi i një referendumi për të pyetur shqiptarët nëse e duan apo jo ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Ne do vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje realizimin e një referendumi të tillë që qëllim kryesor ka të shprehet populli nëse është dakord apo jo për ta ndryshuar këtë sistem e të prodhojmë presionin maksimal të mundshëm të domosdoshëm për klasën tonë politike që ta trajtojë këtë problem me përparësi”.

Sipas Kumes, politika shqiptare nuk e do ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Kush e ka ndjekur zhvillimin e reformës zgjedhore, pa vështirësi duhet të ketë vënë re që për shumë gjëra s’janë dakord por për një gjë janë dakord të mos trajtojnë problemin e sistemit zgjedhor për një çështje që edhe KQZ nuk arriti të merrte vendim”./abcnews.al