Referendumi për emrin, sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Shkupin

schedule18:25 - 12 Shtator, 2018

schedule 18:25 - 12 Shtator, 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të vizitojë Shkupin për të shprehur mbështetjen e administratës Trump për referendumin për ndryshimin e emrit që zhvillohet me 30 Shtator. Gjithashtu ai shpreh shqetësim lidhur me tentativat e Rusisë për të ndërhyrë në këtë votim.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi se do të vizitojë Shkupin, për të shprehur mbështetjen për referendumin e ardhshëm për ndryshimin e emrit. Por gjithashtu edhe për shqetësimet për shkak të mundësisë së ndikimit të Moskës në këtë proces.

“Do të shkoj të vizitojë miqtë tanë maqedonas dhe qartë të bëj me dije se SHBA i mbështesin ata”, theksoi ai në një konferencë me gazetarët në Pentagon.

Mattis nënvizoi se është i shqetësuar për faktin që Rusia mund të tentojë të përfshihet në procesin e referendumit.

“Nëse keni votime, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierje të tillë ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina e tani në Maqedoni”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ndërkohë, Mattis është zyrtari i lartë i dytë që këtë javë vjen në Maqedoni për të mbështetur referendumin. Të enjten në Shkup pritet të mbërrijë ndihmëssekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Ves Mitchel.

Edhe ky i fundit viziton Maqedoninë për të shprehur mbështetjen amerikane lidhur me referendumin, i cili zhvillohet me 30 Shtator. Rezultati i tij do të përcaktojë orientimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s./abcnews.al