Referendumi në zonat e pushtuara, Ukraina: Votat e falsifikuara janë një krim tjetër rus

schedule09:37 - 28 Shtator, 2022

schedule 09:37 - 28 Shtator, 2022

Ministria e Jashtme së Ukrainës ka deklaruar se referendumet e rreme në territoret e pushtuara përkohësisht përbëjnë një krim tjetër rus, duke i konsideruar ato të pavlefshme, shkruan The Guardian.

Të detyrosh njerëzit në këto territore të plotësojnë disa letra nën kërcënimin e armës është një tjetër krim rus në rrjedhën e agresionit të saj kundër Ukrainës. Veprime të tilla shkelin rëndë Kushtetutën dhe ligjet e Ukrainës, si dhe normat e së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare të Rusisë.

Kjo nuk ka të bëjë me shprehjen e vullnetit dhe nuk ka asnjë implikim për sistemin administrativo-territorial të Ukrainës dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dënuar veprime të tilla dhe i konsiderojnë ato të pavlefshme.

Të gjithë qytetarët e Ukrainës që morën pjesë në organizimin e këtyre akteve së bashku me pushtuesit rusë do të mbajnë përgjegjësi në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Ukrainës.

Rajonet Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, si edhe Krimea mbeten territore sovrane të Ukrainës. Ukraina ka çdo të drejtë të rivendosë integritetin e saj territorial me mjete ushtarake dhe diplomatike dhe do të vazhdojë të çlirojë territoret e pushtuara përkohësisht.”

Ministria përfundoi deklararën duke i kërkuar, BE-së, NATO-s dhe G7-ës që të rrisin menjëherë  presionin ndaj Rusisë, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve të reja të ashpra dhe të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!