“Referendumi në veri, dështim diplomatik”, Jakaj: Qeveria sheh aspektin e sigurisë, jo të politikës

schedule16:28 - 23 Prill, 2024

schedule 16:28 - 23 Prill, 2024

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për referendumin ne veri, ku tha se ishte një dështim diplomatik i qeverisë së Kosovës.

Sipas tij qeveria e Kosovës sheh aspektin e sigurisë dhe jo të politikës në komunat në veri të vendit. Ndër të tjera Jakaj tha se dështimi në zgjedhjet në veri e kthen situatën para një viti dhe se kryetarët e komunave kanë legalitet, por jo legjitimitet.

“Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë legalitet, por jo legjitimitet. Kjo do duhet të ishte shqetësim dhe për ta. Dështimi i votimit në veri e kthen situatën para një viti. Në tre vitet e fundit qeveria e ka parë situatën në veri në aspektin e sigurisë dhe jo atë politik apo të një dialogu që duhet ta kishte bërë me serbët e Kosovës. Ne patëm një dështim diplomatik. Rrjedhimisht edhe rezultati tashmë po prek nivelin përtej Ballkanit. Duhet tu kthehet legjitimitetet katër kryetarëve të komunave.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!