Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Referendumi, jo për ndarjen territoriale”/ Balla: Ndryshimet ligjore për pezullimin e ministrave? Konsultim me KE

schedule13:17 - 24 Mars, 2026

schedule 13:17 - 24 Mars, 2026

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla thotë se nuk do të përdoret referendum lidhur me ndarjen e re territoriale.

Në një konferencë për mediat, Balla u shpreh se ndryshimet duhet të ndodhin deri më 31 korrik të këtij viti.

Balla shtoi se ka pasur konsultim me KE, për ndryshimet ligjore për pezullimin e ministrave.



“Nëse Komisioni  i Posaçëm do dalë me rekomandime për të pasur reduktim të numrit të bashkive aktuale, ndryshimet duhet të ndodhen deri më 31 korrik. Është e qartë dhe eksperiencë e konsoliduar në vitin 2014. Nuk mund të shkosh në zgjedhje vendore pa një ndarje të re territoriale. Nuk është rasti që mund të përdoret kjo. Unë jam shumë krenar që në 2014 kam votuar këtë ndarje territoriale. Kemi lënë pas një Shqipëri me 384 njësi administrative, ku nuk kishte shërbime në komunë. Sot ke bashki më të forta.

Nuk jemi tërhequr. Kemi depozituar, jemi në javë të gjelbër, ku komisionet nuk mund të mblidhen. Për ndryshime që lidhen me çështje që përfshijnë në kapitujt e marrëveshjeve të anëtarësimit, gjithmonë në këto raste, konsultohemi me KE. E mbroj fuqimisht nismën, sqaron element thelbësor, drejtues të institucioneve kushtetuese nuk mund të pezullohen. Procedura do të ecë pasi të kemi dritë të gjelbër edhe nga KE”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!