Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se do të ketë draft për konsultim publik, lidhur me një ligj të posaçëm për referendumet.
Në një konferencë me gazetarët, Balla tha se mund të ketë referendum për shfuqizim të një ligji të miratuar, si një mënyrë për t’iu drejtuar jo vetëm Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Ballës, referendumi është i vlefshëm nëse në të marrin pjesë 40 përqind e zgjedhësve dhe votojnë në favor të çështjes, 25 përqind të tyre.
“Referendumi konsultativ nuk është detyrues, kjo kërkon nga pas përgjegjshmërinë e klasës politike. Dua të sqaroj një element. Çdo lloj ndryshimi kushtetues, përpara se të shkojë në referendum, do 2/3 e anëtarëve të Kuvendit dhe më pas 1/5 e dërgon në referendum. Për çështje specifike, të mos jenë marrë nisma ligjore në proces. Filtri që ka pasur Kushtetuta jonë për mbajtjen e referendumeve është Gjykata Kushtetuese. Por nuk është në atributet e Kushtetuese ta vlerësojë referendumin. Gjykata Kushtetuese është kompetente për kushtetueshmërinë e zhvillimit të referendumit. Kategoritë e referendumeve për konsultim publik, janë referendume kushtetues, i përgjithshëm dhe vendor. Referendumi për shfuqizimin e një ligji, është i vlefshëm kur marrin pjesë 40 përqind e zgjedhësve të regjistruar. Vota e vlefshme përbën 30 përqind të zgjedhësve të regjistruar dhe kur votat e vlefshme, të paktën të favor të çështjes, të jenë shprehur 25 përqind e zgjedhësve”, theksoi ai./abcnews.al


