Niveli i vdekshmërisë ka shënuar një rënie prej 12% dhe rastet e reja me 4% gjatë javës së kaluar. Që nga fillimi i pandemisë në Kinë në fund të vitit 2019, virusi ka shkaktuar më shumë se 3.93 milion viktima dhe 163.72 milion, sipas të dhënave nga Worldometers.info.
Deri më sot, në të gjithë botën, numri i rasteve të diagnostikuara për milion banorë është 21,003, ndërsa numri i viktimave është rreth 435. Numri i rasteve aktive është 17 milion në të gjithë botën, ndërsa pacientët në gjendje kritike dhe të shtruar është rreth 102,500.
Vendet me shifrat me të larta të të infektuarve janë SHBA (33.716 milion), India (24.965 milion), Brazili (15.627 milion), Franca (5.878 milion), Turqia (5.117 milion), Rusia (4.940 milion), Britania (4.451 milion) , Italia (4.159 milion), Spanja (3.605 milion) dhe Gjermania (3,603 milion).
Dhjetë vendet me shifrat më të larta të viktimave janë SHBA (600,147), Brazil (435,823), India (274,411), Meksikë (220,433), Britani (127,679), Itali (124,156), Rusi (115,871), Francë (107,616), Gjermani ( 86,731) dhe Kolumbia (81,300).
Nëse merret parasysh popullsia e secilit vend, atëherë vendi i parë me numrin më të lartë të të infektuarve është Azia me 46,836,971 raste , duke tejkaluar Amerikën e Jugut, por e katërta në numrin e vdekjeve. Europa renditet e para në nivelin e vdekshmërisë me 1,049,348 viktima, por javën e kaluar pa një rënie deri në 12% dhe një rënie 20% të rasteve të reja.
Vaksinat
Rreth 1.46 miliardë persona janë vaksinuar globalisht, shumica me vaksinën Pfizer / BioNTech. Gati 23.7 persona vaksinohen në ditë në të gjithë botën, sipas Bloomberg, dhe pothuajse një në dhjetë persona tashmë janë vaksinuar plotësisht (9.5%)./abcnews.al