Adam Elliott-Cooper, The Guardian
Kur Keir Stamer i quajti “marrëzi” kërkesat për reduktimin e fondeve të policisë, ai shkaktoi zemërim tek sistemi i drejtësisë penale dhe tek mbështetësit e barazisë gjinore.Duke hedhur poshtë ato që i referohen një qasjeje realiste dhe serioze të politikës, Starmer injoron dy fakte kritike: se policia ka dështuar plotësisht në sigurinë publike dhe se ekzistojnë shumë alternativa konstruktive për të dalë nga problemet sociale.
Disa kritikë mesa duket e kanë keqkuptuar se çfarë do të thotë reduktim fondesh. Fushatat për të mbrojtur sistemin e policisë dhe burgjet nuk argumentojnë se çdo burg duhet të mbyllet që nesër dhe se çdo oficer policie të pushohet nga puna një ditë më pas, ata argumentojnë se problemet sociale mund të adresohen më mirë përmes përgjigjeve sociale. Ka diçka të sigurt se pavarësisht se policia dhe burgjet janë shtuar gjatë 30 viteve të fundit, nuk ka pasur përmirësime në sigurinë publike. Ia vlen të përmendet se fondet e policisë gjatë viteve të fundit janë rritur gjithashtu, raporton abcnews.al
Britania ka buxhetin e dytë më të madh për frymë në Europë dhe ka disa nga masat më të forta të sigurisë publike në botë. Kjo përfshin një program policie që ka spiunuar mbi më shumë se 1.000 organizata , duke përfshirë familje me ngjyrë që realizojnë fushata kundër racizmit policor, dhe organizatës sime, Grupit Monitorues. Ndërsa kostoja e këtij spiunazhi është pothuajse e pamundur të vlerësohet, kostoja e hetimit vetëm për spiunazhin është të paktën 17 milion paund.
Më pak se një javë më parë, qeveria njoftoi se po shpenzonte 2.5 miliardë paund për katër burgje të reja për 10,000 njerëz. Fatura totale për sistemin e drejtësisë penale në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshin policinë, gjykatat dhe burgjet në vitet 2018-19 ishte 28.8 bilion paund më shumë sesa ata shpenzojmë në arsimin fillor, për kujdesin shoqëror dhe shumë më tepër sesa shpenzojmë për qendrat sociale. Por janë pikërisht këto fusha të jetës publike ato që kanë zgjidhjet për problemet që policia dhe sistemi i burgjeve nuk po arrin të përmirësojë. Reduktimi i fondeve për policinë nuk do të thotë një fund i menjëhershëm i policisë, por përkundrazi do të thotë investim në politikat sociale që parandalojnë dhunën tek njerëzit., raporton abcnews.al
Sipas Unite , që nga viti 2012 më shumë se 750 qendra rinore janë mbyllur, dhe mbi 4500 punëtorë kanë humbur punën në Angli dhe Uells. Qindra të rinj janë më të rrezikuar nga dhuna dhe nga grupet kriminale. Situata është e rëndë – dy të tretat e të rinjve me probleme të shëndetit mendor që përpiqen të kurohen nga institucionet përkatëse nuk po pranohen. Ndërkohë, qeveria po përpiqet që të ketë në çdo shkollë një oficer policie. Njerëzit me probleme të shëndetit mendor, të paarsimuar janë personat që janë vuajnë dënimet më shumë në burgje.
Midis 1993 dhe 2016, popullsia e burgjeve në Angli dhe Uells pothuajse u dyfishua dhe brenda një viti nga lirimi, pothuajse gjysma e të burgosurve u dënuan sërish. Ne kemi popullsinë më të madhe të burgjeve në Europën perëndimore. Përkundër reformave, trajnimeve dhe hetimeve për racizmin nga policia, britanikët me ngjyrë përbëjnë 12% të të burgosurve të rritur dhe më shumë se 20% të fëmijëve në paraburgim – krahasuar me vetëm 3% të popullatës së përgjithshme, raporton abcnews.al
Nga shërbimet e dhunës në familje deri tek strehimi social dhe rivendosja e ndihmës për mirëmbajtjen e arsimit, ka investime të panumërta që duhen bërë para se të vazhdojmë të hedhim para dëm. Mënyra më e mirë për të trajtuar racizmin në sistemin tonë të drejtësisë penale dhe krijimin e komuniteteve më të sigurta për të gjithë është përmes zvogëlimit të fuqisë së burimeve policore, ndërkohë që forcojmë kapacitetin e sistemeve tona shëndetësore, sociale dhe arsimore. Qasja e Keir Starmer do t’i shkaktojë më shumë dëm shoqërisë sonë, sesa do të zgjidhë problemet./abcnews.al



